Smartia M6

Smartia M6 është një sistem i plotë i mureve ndarëse të izoluar, ideal për ndërtime të forta dhe i aftë për të përmbushur me efikasitet të gjitha kërkesat arkitekturore, si krijimi i strukturave të mëdha.

  • Gjerësia 55 mm e shtyllave dhe traversave
  • Termoizolim i lartë deri në Uf=1.5 W/m2K
  • Gama e gjerë e shtyllave për ngarkesa të larta të erës
  • Mbulesa të ndryshme për sipërfaqe të jashtme me vlerë të lartë estetike
  • Versioni strukturor i disponueshëm pa mbulesa të dukshme alumini
  • Lloje të ndryshme hapjesh: të varura, të zgjatura, me anim dhe rrotullim, kompast
  • Ndërtim me sipërfaqe të pjerrëta ose poligonale
Smartia M6

Karakteristika teknike:

  • Gjerësia e dukshme nga jashtë 55 mm
  • Thellësia e kolonës: 65 – 223 mm
  • Thellësia e arkitrëve: 30 – 179 mm
  • Xhami: i ngjitur me guarnicione EPDM
  • Trashësia e xhamit deri në 50 mm

Lloji i hapjes:

  • Fikse
  • Dritare e varur nga lart
  • Dritare battente
  • Dritare paralele
  • Dritare e varur nga brenda
  • Dritare me mentesha të fshehura

Estetika e jashtme:

  • Me mbulim horizontal dhe vertikal (standard)
  • Me mbulim horizontal dhe vertikal (linear)
  • Strukturore (vetëm xhami)

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Smartia M6 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.