Smartia M35

SMARTIA M35 është një sistem fasade që kombinon estetikën dhe performancën e lartë. Dizajni minimal në krahasim me sistemet e tjera tipike të fasadave, në 35 mm, e bën SMARTIA M35 ideal për arkitekturën moderne.

  • Akses ndaj dritës natyrale
  • Ideale për ndërtime që kërkojnë një pamje minimale si vitrinat e dyqaneve
  • Efikasitet i shkëlqyer i energjisë
  • Performanca e certifikuar përsa i përket mbrojtjes ndaj presionit të ajrit, ujit dhe erës
  • Solide edhe ndaj dukurive natyrore ekstreme
  • I përshtatshëm për lloje të ndryshme dritaresh: dritare me konsol, paralele me konsol dhe dritare me anim e rrotullim
Smartia M35
Smartia M35 1

Karakteristika teknike:

  • Gjerësia e jashtme 35 mm
  • Thellësia 50 deri në 200 mm / Thellësia e tërthortë 50 deri në 200 mm
  • Inercia maksimale 540 cm4 / Inercia maksimale e traversave 451 cm4
  • Përshkueshmëri e ajrit ae / Rezistencë ndaj ngarkesës së erës
  • Trashësia maksimale: 4mm deri në 54mm

Dimensionet:

  • Gjerësia maksimale 35 mm
  • Thellësia 50 deri në 200 mm
  • Trashësia maksimale nga 4 mm deri në 54 mm

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Smartia M35 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.