Swingline AD 70

Sistemi SWINGLINE AD 70 me guarnicionin e dyfishtë, sa ekskluzive dhe elegante në dizajn, po aq me performancë të lartë dhe teknologjik nga pikëpamja teknike, i ofron padyshim një zgjidhje të rafinuar përdoruesit që kërkon detajet si element ekskluziviteti. Falë strukturës me shumë dhoma 70 mm të të gjithë sistemit, dritaret dhe dyert e prodhuara nga SWINGLINE AD 70 tejkalojnë lehtësisht parametrat ligjorë të parashikuar në lidhje me kursimin e energjisë, duke kombinuar gjithashtu një vlerë të lartë izolimi akustik. Përforcimet e brendshme prej çeliku garantojnë gjithashtu performancë të lartë statike dhe sigurie.

Swingline AD 70

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Swingline AD 70 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.