Supreme S700

Sistemi Supreme S700 është një sistem rrëshqitës me mekanizëm ngritës dhe rrëshqitës, për projekte me hapësira të mëdha dhe karakteristika mbresëlënëse. Sistemi përputhet në mënyrë të përkryer me tendencat moderne të arkitekturës “transparente” dhe kombinon izolim të lartë termik, siguri dhe dizajn modern. Dizajni i tij minimal, së bashku me teknologjinë më të fundit, e bëjnë atë zgjidhjen ideale për projektet që përmirësojnë ndriçimin natyror, duke plotësuar të gjitha kërkesat.

  • Sistemet e kullimit të ujit edhe për kushte ekstreme klimatike.
  • Valvula speciale e kullimit të ujit, e pozicionuar nën profilin e lidhjes qendrore, e cila ofron një nivel të lartë izolimi ndaj ujit.
  • Pragu i ulët është bërë me tre profile të ndryshme, të cilat lejojnë kullimin e fshehur në anën e jashtme të sistemit.
  • Profile të cilat lejojnë që uji të rrjedhë jashtë.
Supreme S700
  • Dizajn minimal dhe inovativ me funksionalitet mbresëlënës.
  • Gjerësia e sipërfaqes së lidhjes prej vetëm 47 mm për shikueshmëri maksimale dhe profile të përforcuara për lartësinë e dyerve deri në 3,00 m.
  • Pragu i ulët për qasje të lehtë dhe performancë të lartë.
  • Efikasitet i lartë energjetik me poliamide speciale kundër shtrembërimit, për rritje të performancës kur ndodhin dallime të konsiderueshme të temperaturës midis brenda dhe jashtë.
  • Sistemi inteligjent i evakuimit të ujit me profile të fshehura që garantojnë mbajtjen e ujit në çdo kusht klimatik.
  • Opsioni më elegant për dyert automatike ngritëse dhe rrëshqitëse.

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Supreme S700 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.