Smartia S67

Smartia S67 me performancë të shkëlqyer termike, fleksibilitet të madh përdorimi dhe dizajn të jashtëzakonshëm.

  • Thellësia e sistemit bazë 67 mm.
  • Termoizolim i lartë me Uw=1,18 W/m2K për përmasat e kornizës 1,50 x 2,20 m dhe Ug=0,60 W/m2K.
  • Sipërfaqja e ekspozuar e aluminit prej vetëm 93 mm.
  • Pragu i ulët i krijuar posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara.
  • Profilet me formë të drejtë ose të rrumbullakosur.
  • Trashësia e xhamit deri në 58 mm dhe pesha e derës deri në 180 kg.
  • 3 nivele të papërshkueshmërisë ndaj ujit me guarnicione EPDM.
  • Niveli i lartë i izolimit të ujit.
  • Klasa anti-vjedhje RC2.

Karakteristika teknike:

  • Trashësia e kornizës 67 mm / Trashësia e derës 75 mm
  • Gjerësia minimale e dukshme e aluminit 72 mm
  • Gjerësia minimale e profilit T 76 mm
  • Kapaciteti i derës deri në 180 kg dhe trashësia e xhamit deri në 58 mm
  • Izolim me shufra poliamide 30mm
Smartia S67

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Smartia S67 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.