Kuti restaurimi

Kutitë e grilave PVC janë zgjidhja ideale për zëvendësimin ose mbulimin e kutisë së vjetër prej druri ose metali, duke përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën e shtëpisë. Kutitë e restaurimit janë projektuar dhe ndërtuar për të shmangur punimet në ndërtim dhe në të njëjtën kohë lejojnë zëvendësimin ose mbulimin e kutisë së vjetër, bazuar në tipologjinë ekzistuese.

Falë kutive të restaurimit PVC, të bëra me porosi sipas çdo nevoje, do të mund të standardizoni pamjen e dhomave tuaja me dritaret e reja por edhe të përfitoni nga funksionaliteti. Duke reduktuar ndjeshëm humbjet e nxehtësisë, në të njëjtën kohë dhe duke ulur ndotjen akustike që shpesh depërton në shtëpinë tuaj nga jashtë, falë karakteristikave izoluese. Pikërisht këto karakteristika u japin kutive inovative PVC një avantazh të madh ndaj atyre prej druri ose metali.

Kursimi i energjisë

Teknologjia me shumë dhoma të profileve Cassonetto Variant 2.0 mban transferimin e nxehtësisë në një nivel absolutisht të ulët. Më pak ngrohje ju mundëson të kurseni në kostot e energjisë.

Komoditet i lartë

Vetitë izoluese të profileve ulin luhatjet e temperaturës, duke e bërë shtëpinë sa më komode. Goanicionet sigurojnë një pengesë me performancë të lartë kundër temperaturave të ulta.

Rritje e sigurisë

Në varësi të aksesit, dritaret duhet gjithashtu të plotësojnë kërkesat e sigurisë duke përdorur xhama të sigurt dhe doreza/brava speciale për t'i bërë profilet edhe më rezistente ndaj vjedhjeve.

Gamë e gjerë ngjyrash

Dritaret dhe dyert me ngjyra pasqyrojnë stilin tuaj individual. Ne kemi një portofol me mbi 30 ngjyra të ndryshme dhe dekorime druri, duke ofruar zgjidhje individuale për çdo shije dhe lloj shtëpie.

Izolim akustik

Zhurma është një shqetësim dhe dritaret me profile PVC reduktojnë ndjeshëm zhurmën e jashtme dhe mund të përmirësohen për të përmbushur klasën më të ulët të transmetimit të zërit.

Investim i qëndrueshëm

Dritaret e reja rrisin vlerën e pronës. Sipërfaqet e qëndrueshme të profileve me cilësi të lartë i rezistojnë kohes. Ato nuk do kenë kurrë nevojë të lyhen dhe janë të lehta për t'u pastruar.